Kanani: Miratimi i ndihmës prej 14 miliardë dollarësh, shpërblimi i Amerikës për xhelatët sionistë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit e konsideroi miratimin e ndihmave prej 14 miliardë dollarësh nga Senati amerikan si shpërblim të Uashingtonit për Netanyahun dhe xhelatët e regjimit sionist në betejën e pabarabartë në Gaza.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Naser Kanani të dielën në rrjetin social X ka shkruar: “Miratimi i ndihmës prej 14 miliardë dollarësh për regjimin sionist në Senat nga xhepat e taksapaguesve amerikanë, do të thotë se Netanyahu dhe xhelatët  e tjerë të pranishëm në fushën e betejës së pabarabartë në Gaza, do të marrin një shpërblim ditor prej njëqind milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për vrasjen e civilëve të pafajshëm palestinezë”.

Ai shtoi: “Vetëm strukturat e korruptuara dhe autoritare që janë ndërtuar mbi bazën e vrasjes së njerëzve mund të shpërdorojnë kështu në masakrimin e të pafajshmëve”.

Sipas këtij raporti, qeveria amerikane, me fillimin e luftës kundër Gazës, i dha ndihma gjithëpërfshirëse regjimit sionist veçanërisht intensifikoi dërgimin e të gjitha llojeve të armëve, municioneve dhe bombave, madje edhe presidenti amerikan Joe Biden udhëtoi në territoret e pushtuara në ditët e para të luftës në mbështetje të krimeve sioniste në Gaza./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne