Klubi i Arabisë Saudite, Al-Ittihad, konfirmoi se nënshkroi një kontratë trevjeçare me yllin francez Karim Benzema, transmeton Anadolu.
“Jam i emocionuar që ju shoh në Jeddah”, tha Benzema në një video të publikuar në Twitter.
Edhe klubi Al-Ittihad, përmes një postimi në Twitter, i dëshiroi mirëseardhje Benzemas.
Benzema i tha lamtumirë Real Madridit në një ceremoni lamtumire në objektin sportiv të bardhezinjve të martën.
“Ky është klubi më i mirë në botë. Mendoj se ka ardhur koha që unë të eci tutje”, tha ai.
Sulmuesi francez iu bashkua Real Madridit në vitin 2009 pasi u largua nga Olympique Lyon, ku fitoi katër tituj të ligës franceze.
Ai ndihmoi Real Madridin të fitonte pesë tituj të Ligës së Kampionëve, pesë Kupa të Botës për Klube, katër tituj të La Ligës spanjolle, katër Superkupa të UEFA-s, katër Superkupa të Spanjës dhe tre Kupa të Spanjës gjatë qëndrimit të tij 14-vjeçar në klub.
35-vjeçari shënoi 354 gola në 648 paraqitje dhe është golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave për klubin spanjoll.
Benzema gjithashtu fitoi çmimin Topin e Artë në vitin 2022, pas një sezoni të mahnitshëm për klubin dhe kombëtaren e tij.