Kauri Edi Rama do shkruaj libër për iftarin

Në një periudhë kur qeveria është tronditur nga disa skandale korrupsioni, hetime për abuzime me fondet publike dhe akuza për shpërdorim detyre në disa institucione, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë një njoftim të pazakontë. Përmes podkastit të tij këtë të diel, ai deklaroi se po përgatit një libër të ri me “fjalët e sofrës së iftarit”.

Rama tha se po i rikthehet shkrimit në një formë më të shkurtër dhe më spontane sesa librat e tij të mëparshëm.

“Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe, më pëlqen të shkruaj. Nuk kam më mundësi të ulem si për ‘Kurbanin’. Po përgatis një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes dhe dëshirën për t’i parë disa prej shënimeve të mia në një libër,” u shpreh ai.

Paralajmërimi i librit ka sjellë reagime të ndryshme, veçanërisht për faktin se gjatë viteve të udhëheqjes së tij, struktura të antiterrorit janë kritikuar nga përfaqësues të komunitetit mysliman dhe organizata të të drejtave të njeriut. Sipas këtyre kritikave, besimtarë myslimanë janë arrestuar në mënyrë të tepruar ose pa prova të mjaftueshme gjatë operacioneve të antiterrorit.

Në këtë sfond tensionesh dhe mosbesimi, njoftimi për botimin e një libri me përmbajtje të lidhur me traditën e iftarit është pritur me dyshime mbi motivet dhe kohën e zgjedhur për ta bërë publik./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne