Opozita do të zhvillojë nesër protestën e radhës oara Bashkisë së Tiranës, me kërkesën e vetme dorëheqjen nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vënien e tij para drejtësisë për vjedhjet dhe abuzimet e realizuar në kurriz të qytetarëve nga banda e hajdutëve në krye të bashkisë.
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi përmes rrjeteve sociale teksa bën thirrje për pjesëmarrje masive nesër në protestë, shprehet se shkarkimi dhe flakja në rrugë e 20 drejtorëve e shefave të tjerë në Bashkinë Tiranë, nuk do ta shpëtojë kreun e 5D-së, Erion Veliaj.
REAGIMI I PLOTË I BELIND KËLLIÇIT
Shkarkimi dhe flakja në rrugë e 20 drejtorëve e shefave të tjerë në Bashkinë Tiranë, nuk do ta shpëtojë kreun e 5D!
Nesër, datë 31 janar, e premte, ora 11:00, shihemi në protestën e 44, para selisë së korrupsionit dhe zyrës së hajdutit Erion Veliaj!
Bashkia Tiranë do të çlirohet njëherë e mirë nga kthetrat e një keqbërësi, që kundërmon era korrupsion!
O sot, o kurrë!/TPZ