“Kërcënimet e sigurisë duhet të ndalen”, Kurti thumbon Vuçiçin nga Shkupi: Liria e mallrave shfrytëzohet për të transportim armësh dhe…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thumbuar president Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Samitin Ballkan Perëndimor-BE që po mbahet në Shkup. Ai është shprehur se mënyra se si rajoni mund të përparojë, është që të ndalen kërcënimet.

Kurti shtoi se normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Për rajonin, që të integrohet ekonomikisht dhe që qytetarët të afrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndalen. Integrimi i thellë dhe rritja e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve kërkon besim reciprok dhe raporte normale. Kjo s’mund të ndodh nëse liria për mallrat shfrytëzohet për lëvizje të armatimit apo për të financuar sulme terroriste. Normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke mendoj se është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve tonë. Anëtarësimi në BE është zgjedhje”, ka thënë kreu i qeverisë së Kosovës./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne