Nga mungesa e subvencioneve, te çmimi i produkteve, 100 blegtorë bllokojnë rrugën Kardhiq-Delvinë

Rreth 100 blegtorë kanë bllokuar rrugën nacionale Kardhiq-Delvinë. Ata në shenjë proteste nuk kanë lejuar që kalojë asnjë mjet. Protestuesit kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre shumëvjeçare mbi problematikën e sektorit të lidhura me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve, kufizimin e kullotave.

“Kam 150 dhen, për to kam harxhuar 15 milionë lekë. Të ulë çmimet ose ta bëjë qumështin 2 mijë lekë se tre kile qumësht i thonë 3 kile djathë.

Baxhoxhiu e shet kile e djathit me 13 mijë lekë. Nëse ai e shet me 8 mijë lekë, jemi dakord ne. Tjetri rri në mal dhe vuan si qeni, dhe tallin b.., ç’është kjo?! I lutemi shtetit të marrë masa për këto punë, ose dhentë do shiten dhe do ikim jashtë shtetit”, tha një protestues./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne