Kërcënon grupi rebel Houthi: Do ta sulmojmë Izraelin pa asnjë rregull

Zëdhënësi i grupit të rebelëve Houthi në Jemen Mohammed Abdulsalam ka deklaruar se do të vazhdohet të sulmohet Izraeli.

Reagimi i tij vjen si përgjigje e sulmeve të Izraelit, pranë portit të Hudaydah, shkruajnë mediat e huaja.

Abdulsalam ka thënë se do të ketë sulme të ashpra dhe se edhe aleatët e Izraelit “mund të goditen”.

IDF e Izraelit ka deklaruar se Houthi-t e Jemenit në nëntë muajt e fundit kanë lëshuar më tepër se 220 raketa balistike, raketa lundrimi dhe drone në territorin izraelit. Sulme ka pasur kryesisht në qytetin e Eilat-it./BW

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne