Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, rrëzohet kërkesa e ish-zv ministrit të Shëndetësisë

Ish- zv.ministri i Shëndetësisë është arrestuar dhe ndodhet në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifimin e dokumenteve. Rrjepaj u arrestua kohë më parë së bashku me biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Klodian Rrjepaj ka qenë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik në shkurt 2013, kur u hap gara për koncesionin prej 100 milionë euro. Në lidhje me këtë dosje, është marrë në pyetje më tepër se njëherë Klodian Rrjepaj, në cilësinë e ish-zv ministrit të Shëndetësisë.

Rjepaj ka qenë zyrtari i parë që në 2016 u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për tre koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne