Këshilli i Sigurimit të OKB takim për tensionet në Lindjen e Mesme, ja çfarë pritet të diskutohet

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet ditën e sotme për të diskutuar dhunën e paprecedentë të përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme. Në takim pritet që Kina të bëjë thirrje që OKB të njohë plotësisht Palestinën si një hap drejt zgjidhjes së dy shteteve.

Përpara takimit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takua me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, në Nju Jork, për t’i kërkuar Izraelit të binte dakord për një armëpushim dhe të paralajmëronte SHBA-në që të mos përhapin konfliktin. Takimi vjen në sfondin e një sulmi të dytë të koordinuar SHBA-Britani në thellësi të bastioneve Houthi në Jemen, si dhe lajmet për intensifikimin e luftimeve në Gazën jugore.

“Në të njëjtën kohë që Amerika dhe Anglia nisën sulmet e saj kundër Jemenit, pamjet satelitore tregojnë se 230 anije tregtare dhe nafte po lëviznin në Detin e Kuq dhe kjo tregon se ata e kanë kuptuar mesazhin e Jeminit se po ndalojnë vetëm anijet që shkojnë në portet e regjimit sionist”, tha diplomati i lartë iranian Amir-Abdollahian.

Ai shtoi se në një bisedë me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, javën e kaluar në Davos, e quajti sulmin ndaj rebelëve Houthi si gabim strategjik/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne