Koalicioni i djathtë i Berishës revolton demokratët

Nga Adriatik Riza Dosti

I bindur 100 % se demokracia e brishte shqiptare eshte serisht ne rrezik te madh dhe kjo fale lojerave te ndyra politike dhe aleancave te pista me antishqiptare e Djaj une personalisht deklaroj se…
Nuk do ta votoj kurre dhe nuk do ta mbeshtes me ne asnje lloj menyre e forme ate force politike qe i jep 4 vende te sigurta kandidati per Deputet..
komunistit dhe hajdutit Ilir Meta , majtistit, dallaverexhiut, anti demokratit dhe pazarxhiut palaco politik prej te cilit PD ,demokracia e demokratet kane vuajtur shume nder vite.
E prej te cilit edhe sot e kesaj dite e kemi peshqesh Ramen e banden e tij kriminale ne krye te vendit .
Une nuk do ta mbeshtese kurre me ate force politike qe ben aleance me injorancen dhe xhaketat e ster – vjetera e pantallonat e arrnuara …
dhe ” per te rrezuar ” Ramen rikthehet tek Kujtim Gjuzi, Jenisheri ,Sazani, Dulja , Mehdiu …e c’ te dali perpara etj etj …
Une nuk do ta mbeshtes kurre me ate force politike qe ende vazhdon te kete ne krye te saj Albanen e Mulin pa e kuptuar ende sa figura te tilla jane diskretitimi i saj me i madh politik mes demokrateve te vertete e te ndershem.
Une nuk do te pranoj kurre qe per hir te ” alencave ” anti Rama te mos votoje Bashen ( dhe kurre nuk mund ta votoj nje palaco, karagjoz e tradhetar si ai ) por ne vend te tij te votoj Meten qe ma solli Ramen ne krye pffffff.
Une nuk do ta mbeshtes kurre me nje force politike te tille qe ju hapi dyert e penxheret pucisteve te zinj te 8 janarit te cilet na rrahen me shkopa bejzbolli e na helmuan me gaz serb duke patur edhe ndihmen e policise kriminale te Rames.
Une kurre nuk do ta mbeshtes kandidaturen e turpeshme te Jorida Tabakut apo edhe me keq akoma te Gaz Bardhit, Salianjit e Gjekmarkajt me shoke e shoqe… duke pranuar te mbylle syte para masakrimit tipik pucisto – komunist qe vete structurat e larta te sotme te PD ju bene bijave tona demokrate e antikomuniste Kalaja & Kaceli.
Une nuk mund te jem ne te njejtin batalion luftarak anti Rama kur shoh qe forca politike qe kam mbeshtetur deri me sot ende kerkon te me perfaqesoje me Mehdiun e Gerdecit…
Une kurre nuk do mbeshtes nje force politike a nje lider te saj qe ne miting me emigrantet shqiptare te cileve ju kerkon voten e 11 majit mban ne krah antishqiptaret e vorio epiriotet Beleri e Dule.
Une mbeshtes fort Reformimin e vertete te PD e perfaqesimin e saj me demokrate te vertete e jo me ” besnike ” te partise e te liderit dhe jo gjithashtu me militante histerike e fanatike te mykur menderisht.
Do fitojme vetem atehere kur se pari te kemi larguar e pastruar ferrat tona nga kembet tona …ok
U dogje nga Qulli fryji Kosit thote populli z.Berisha …kur te shoh se ju dini ta kuptoni e ta lexoni sic duhet kete shprehje te mencur te popullit tim atehere mua fuqishem me ke serish ne krahun tend e te asaj force politike tek e cila shqiptaret per vite me radhe kane besuar e shpresuar aq shume dhe per ta thene troc fare ….fatkeqesisht jane zhgenjyer po kaq shume.
Ps. – ata mendje tredhur qe mendojne e gjykojne se shkrime te tilla ndjellin percarje, bejne dem tani para zgjedhjeve apo edhe me keq akoma u sherbejne Rames e kundershtareve tane politik gabojne rende…
Te thuash te verteten lakuriq, ashtu sic eshte e ne kohen e duhur vec ndihmon e kurre nuk demton …ok.
E verteta sigurisht qe eshte e hidhur per veshin por lum ai vesh qe e duron dhe e degjon ate.
Kush mendon ndryshe gabon rende dhe nuk i do as PD , as demokracine, as demokratet e as vete Berishen e sigurisht as edhe shqiptaret e as Shqiperine.
Duke u cjerre , uleritur e duke bere rolin e ” demokratit te flakte ” e te kritizerit militant pa kuptuar esencen e demokracise dhe thellesine e shprehjes se armik – miku ( Meta konkretisht ) i armikut tim nuk mund te behet dot kurren e kurres miku im …lodheni kot dhe u bini Dajreve ne hava …ok.
PD – Berisha …na riktheni besimin e votes PRO ndaj jush…mjaft me me gafa , gabime e faje te ri- perseritura …ndryshe Rama e banda e tij kriminale ne pushtet nuk largohen nga aty ku jane kurren e kurres as sot e as neser …ok.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne