Kokaina në Durrës, nën hetim edhe zyrtarët e portit dhe policisë

Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjeruar “hartën” e hetimit për personat e përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës që kaloi konteinerët nga Ekuadori në portin e Pireut e më pas në portin e Durrësit.

Krimet e Rënda kanë vënë nën hetim zyrtarët e Portit Durrësit, pasi grupi hetimor ka dyshime se autoritetet kanë dekonspiruar dhe kanë favorizuar grupin që priste drogën.

Nën hetim janë vënë edhe efektivët e policisë kufitare. Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë ku po verifikohen të gjitha lëvizjet në këtë port./lapsi

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne