Nga Orla Guerin, korrespondente ndërkombëtare e BBC, Bregu Perëndimor
Kush nuk do ta dëshironte një shtëpi në plazh? Për disa persona të së djathtës ekstreme në Izrael, vija e dëshiruar bregdetare tani përfshin rërën e Gazës. Thjesht pyesni Daniella Weiss, 78 vjeç, prijëse e lëvizjes kolone të Izraelit, që thotë se ka një listë me 500 familje të gatshme për t’u zhvendosur menjëherë në Gaza.“Kam miq në Tel Aviv,” thotë ajo, “dhe ata më thonë të mos harroj t’ju ruaj një copë tokë pranë brigjeve në Gaza sepse është një bregdet i mrekullueshëm, me rërë të artë të bukur.”Ajo ju thotë se tokat në plazh janë tashmë të zëna. Zonja Weiss drejton një organizatë radikale kolonësh të quajtur Nachala, ose atdhe. Për dekada, ajo ka nisur kolonitë hebreje në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, në toka palestineze të pushtuara nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Disa persona në lëvizjen kolone e kanë ëndërruar rikthimin në Gaza që prej vitit 2005, kur Izraeli urdhëroi një tërheqje të njëanshme, 21 vendbanime u hoqën dhe rreth 9,000 kolonë u evakuuan nga ushtria. (Duke qenë se raportoja nga Gaza asokohe, pashë shumë syresh që realisht i tërhoqën zvarrë.) Shumë kolonë e panë këtë si tradhti nga shteti, dhe një gabim strategjik. Sondazhet tregojnë se shumica e izraelitëve e kundërshtojnë rikolonizimin e Gazës, dhe nuk është politikë e qeverisë, por që prej sulmeve të Hamasit më 7 tetor, po flitet me zë të lartë – nga disa prej zërave më ekstremë ne qeverinë e Izraelit.

