Koment i Ambasadёs sё Rusisё nё Shqipёri rreth spekulimeve nё mediat shqiptare

I kushtuam vëmendje publikimeve tendencioze në shtypin vendas, lidhur me
E.Prigozhin. Me sa duket, forcat rusofobike janë aq të zhgënjyera nga përpjekja e
dështuar pёr tё destabilizuar situatёn në vendin tonë, saqë mezi po mbajnё veten
pёr t’u shprehur. Në materiale tё shumta, të cilat nuk u qёndrojnё kritikave,
“ekspertët” vendas arritën tashmë të shkruajnë për “dobësinë fatale” të V.Putin, për
“paaftësinë e ushtrisë ruse për të mbrojtur Moskën”, madje edhe për disfatën
morale e politike që pësuan autoritet ruse në arenën ndërkombëtare, etj. Vlen
gjithashtu të përmenden spekulimet – me sugjerimin e partnerëve perëndimorë – për
çështjen e sigurisë bërthamore, rrezikun e mundshëm të marrjes nën kontroll të
armëve bërthamore nga rebelët, si edhe “tmerret” e tjera që synojnë të paraqesin
Rusinë si një burim rreziku ekstrem për të gjithë botën e “civilizuar”.

Në lidhje me këtë, ne dëshirojmë të vërejmë sa vijon:

Përkjekja e kryengritjes së armatosur, e cila ndodhi në Rusi më datë 24
qershor të këtij viti, shkaktoi moskuptim dhe mospëlqim kategorik në shoqërinë
ruse, e cila demonstroi konsolidimin më të lartë dhe mbështeti plotësisht veprimet
e autoriteteve zyrtare.
Rusia nuk është një “republikë banane”, ku, si rregull, njerëzit vijnë në
pushtet me forcë dhe jo në mënyrë demokratike. Populli rus e di nga afër se çfarë
pasojash tragjike mund të sjellin veprimet aventureske të komplotistëve, duke
përfshirë destabilizimin e situatës në vend, shkatërrimin e unitetit tonë, minimin e
përpjekjeve të të gjithë Rusisë, e cila synon garantimin e besueshёm tё sigurisë
ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, mungesa e veprimeve të ashpra nga ana e autoriteteve
ruse, të cilat pa diskutim kishin në dispozicion të gjitha forcat dhe mjetet e
nevojshme për të shtypur rebelimin, u shkaktua kryesisht nga dëshira për të
shmangur gjakderdhjen dhe armiqësinë e pakuptimtë vëllazërore. Gjithashtu u desh
kohë, ndёr tё tjera për tu dhënë atyre, që bënë një gabim, një mundësi për të
reflektuar, për tё kuptuar se veprimet e tyre refuzohen fuqimisht nga shoqëria.
Në fund të fundit, falë nivelit të lartë të vetëdijes qytetare dhe mençurisë
shekullore të popullit rus, veprimeve të verifikuara të autoriteteve ruse, situata u
zgjidh në mёnyrё tё denjë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress