Komisioni i Ligjeve i jep “OK” për rikthimin e lojërave të fatit online, të enjten kalon në Kuvend

Komisioni parlamentar për çështjet ligjore ka miratuar sot projektligjin për rikthimin e lojërave të fatit online.

Më herët projektligji u miratua nga Komisioni i Ekonomisë.

Pas kalimit tek Ligjet, projektligji pritet të dërgohet në seancën parlamentare të radhës për tu miratuar këtë të enjte.

Zëvendës ministrja e Financave, Vasilika Vjero shpjegoi se bastet do të jenë vetëm online nëpërmjet platformave elektronike dhe jo fizikisht. Vjero tha gjatë fjalës së saj se ligji parashikon 10 licenca që do të përzgjidhen nga komisioni i licencimit në përputhje me kriteret përkatëse ndërsa përmendi edhe ndryshimet në nenin për detyrimet tatimore.

Ndryshimet, sipas saj, kanë për qëllim përmirësimin e këtij sektori, për të sjellë risi dhe për të krijuar një kuadër ligjor më të përshtatem licencimin dhe mbikëqyrjen e lojërave të fatit dhe për qëllim final formalizimin. Ajo shtoi se pr/ligjoi është produkt i një punë të gjatë të përfaqësuesve të ministrisë së financave dhe dy dëgjesave me grupe interesi, OJF, shoqata të basteve, federata sportive dhe komunitetin olimpik shqiptar.

 

 

Në përmbledhje, ky dokument fokusohet në kategorinë e basteve sportive. Këto baste do të jenë vetëm online, me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori duke licencuar subjektet që kanë përvojë në ushtrimin e kësaj fushe.

Bastet online do të vendosen në uebsite ose në platforma të dedikuara, të autorizuara dhe të monitoruara nga subjekte të licencuara për këtë qëllim.

Janë parashikuar kritere të forta për ata operatorë që aplikojnë për licencë. Licencimi do të jetë për një periudhë 10-vjeçare, tarifa e licencimit do të jetë në masën 400 milionë lekë dhe licencimi do të bëhet me konkurs nga një komision licencimi. Do të jetë një numër i kufizuar licencash, vetëm 10”, theksoi Zv.ministrja.

Pagesat nuk do të bëhen me para në dorë në mënyrë të drejtpërdrejtë mes organizatorit dhe lojtarit por do të kalojnë përmes një agjenti financiar të autorizuar.

“Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tre vjet. Këto baste që specifikohen se do të jenë vetëm online nuk do të kenë pika fizike por faqe internet, aplikacione dhe infrastrukturën e nevojshme teknologjike që mundëson aktivitetin brenda kornizave të përcaktuara dhe që janë të monitorueshme.

Organizatori i basteve sportive online nuk duhet të pranoje para në dorë nga lojtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar”.

Drafti parashikon krijimin e një fondi të posaçëm ku të ardhurat që vijnë do të përdoren me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

“Ky fond shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqitura nga institucionet shtetërore, pas marrjes së mendimit të institucioneve publike të fushës”. Ligji parashikon edhe kthimin e publicitetit

Rikthimi i ojrave të fatit online është parë me skepticizëm nga qytetarët pasi qevria me një vendim të menjëhershëm vendosi mbylljen e tyre pak vite më parë.

Pasi u ndaluan, ky biznes nisi të lulëzojë në ilegalitet dhe paligjshmëri ndërsa koston e ekonomike e mori buxheti i shtetit për taksa të pambledhura dhe të punësuarit që humbën vendet e punës pas mbyljes së pikave të llotove të famshme.

Kryeministri Edi Rama e quajti mbylljen e tyre si një luftë për ndalimin e së keqes në shoqëri, madje në daljet televizive u bazua edhe në Kur’an dhe Bibël, por pas pak kohësh vendosi t’i rihapë, duke u tërhequr edhe nga deklaratat fetare të atehershme.

Nga ana e saj opozita e ka kundërshtuar rihapjen e basteve sportive online, pasi sipas saj vendimi i qeverisë ka ardhur i ndikuar nga bandat sportive dhe nuk pranon argumentet e qeverisë që me ligjin e ri është rritur kontrolli mbi to.

Gjatë periudhës që ishte e ndaluar, shumë qytetarë u burgosën për shakak se luanin në paligjshmëri ndërsa sipas eksperttëve të ekonomisë, mbyllja e basteve sportive i shkaktoi një dëm buxhetit të shtetit prej mbi 40 milionë dollarësh në vit./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne