Iran, sot lirohen 5 shtetasit amerikanë të burgosur në këmbim me 5 të burgosur iranianë në SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, njoftoi se 5 të burgosur shtetas amerikanë do të lirohen sot.

Në konferencën e tij javore për shtyp në kryeqytetin Teheran, Kanaani bëri deklarata në lidhje me shkëmbimin e planifikuar të të burgosurve mes SHBA-së dhe Iranit.

“Pesë shtetas iranianë të ndaluar në burgjet amerikane do të lirohen sot në këmbim të 5 shtetasve amerikanë të arrestuar”, tha Kanaani.

Lidhur me se ku do të shkojnë qytetarët iranianë nëse lirohen, Kanaani tha se “dy qytetarë kthehen në Iran me dëshirën e tyre, një person shkon te familja e tij në një vend të tretë dhe dy shtetas duan të qëndrojnë në SHBA”.

Kenaani gjithashtu shtoi se sot do të transferohen asetet iraniane të bllokuara në Korenë e Jugut.

Marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit

Në lajmet në mediat amerikane dhe iraniane, u njoftua se të dy vendet do të shkëmbejnë të burgosur në këmbim të lirimit të 6 miliardë dollarëve të Iranit të bllokuara në Korenë e Jugut.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi më 10 gusht se 5 shtetas amerikanë të ndaluar në Iran u liruan nga burgu dhe u vendosën në arrest shtëpiak.

Zëvendësministri i Jashtëm dhe kryenegociatori iranian Ali Bagheri gjithashtu tërhoqi vëmendjen për zhvillimet në negociatat me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve dhe tha se pasuritë e ngrira të Iranit dhe shumë shtetasve iranianë të ndaluar në SHBA do të lirohen.

Presidenti i Bankës Qendrore të Iranit, Mohammad Reza Farzin, më 12 gusht njoftoi për heqjen e bllokimit të aseteve iraniane të bllokuara në Korenë e Jugut./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne