Kompania private e Emirjana Sakos merr 4.46 milionë euro në 2 tendera nga Bashkia e Durrësit

Kompania “Rajli Ndërtim” ka mundur të marrë 4.46 milionë euro për 2 tenderat e fundit të shpallur nga Bashkia e Durrësit për riforcimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. “Rajli Ndërtim” është një kompani e panjohur për publikun. Në vëzhgimin e Open Corporates, kjo kompani ka mundur të marrë 9 milionë euro pagesa nga paratë publike.

Nga këto 8 milionë e 700 mijë euro i ka marrë vetëm nga Bashkia e Durrësit, ndërsa 300 mijë eurot e tjetra i ka marrë nga Bashkia e Vorës. Një kompani fatlume që zgjedh të bëjë biznes vetëm me bashkinë e Durrësit, e drejtuar prej 4 vitesh nga Emirjana Sako.

Si u dhanë tenderat? Kapitali.al shkruan se tenderat e fituar nga kjo kompani, e cila administrohet nga njerëz të lidhur me Partinë Socialiste në Durrës, ka fituar në një prokurorim pa garë, ku shtetit nga vlera totale iu kursyen vetëm 10 mijë euro. Kjo kompani ka si aksionerë Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën.

Fondi limit ishte 5.66 milionë euro dhe oferta ishte 5.65 milionë euro. Tenderi i tretë u fitua nga një tjetër kompani, INERTI SHPK e kontrolluar nga Hali dhe Florjan Muja. Në të trija tenderat e bashkisë Durrës garuan vetëm dy kompani, fatlumja “Rajli Ndërtim” dhe INERTI SHPK. Të dyja u shpërblyen! Flamuri i kuq për këtë rast ndoshta mund të jetë pak./Zeri

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne