Kontrollet në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, jane urdheruar nga SPAK

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksioni që po kryen në kampin e Muxhahedinëve te Maryam Rajavit në Manzë të Durrësit. Sipas policise aksioni po kryhet pas vendimit të GJKKO, me urdhër të ekzekutimit të SPAK  (Gjykata Speciale Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar), në kuadër të një plani operacional.

Policia e Shtetit
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.
Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.
Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne