Lufta kundër terrorizmit, policia kontrolle në kampin e MEK-ut te Maryam Rajavit

Burimet policore, bëjnë me dije se urdhëri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalinin e sulmeve kibernetike.

Gjykata e Tiranes ka leshuar urdhëri kontrolli per te kontrolluar ambjentet e kampit muxhahedin dhe aktivitetin e tij terrorist kunder Republikes Islamike te Iranit. Ne keto momente Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin  e urdherit te gjykates. Komando muxhahedine sikur Behzad Safari dhe xhihadiste te tjere jane shoqeruar ne ambjentet e policise ne Durres dhe po merren ne pyetje per aktivitetin e tyre terrorist ne Shqiperi.

Mbetet te shihet nese policia shqiptare do te shoqeroje edhe Maryam Rajavin dhe burrin e saj te pare, Mehdi Abrishamchin ne ambjentet e policise dhe ti marrin ne pyetje per aktivitetin e tyre terrorist dhe kriminal qe ushtrohet nga territori i Republikes se Shqiperise.

Nga korrespondenti i Gazetes Impakt ne terren mesohet qe policia e shtetit ka neutralizuar policine e armatosur private e cila ruan kampin muxhahedin, por deri me tani kontrollet jane bere ne kapanonet e ushtareve muxhahedine dhe kontrollet nuk jane zhvilluar ende ne zyrat e komandes muxhahedine. Pritet te shihet nese policia do te arrestoje komandot muxhahedine dhe nese ata do te perballen me drejtesine e munguar ne vite.

Report Tv ka sjell pamjet e meposhteme nga bastisja e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne