Koreja e Veriut leshon raketë balistike me rreze 620 milje.

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut mëngjesin e sotëm lansoi ​​një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi në Detin Lindor, transmeton Anadolu.

Ushtria e Koresë së Jugut në deklaratën e saj tha se kishin zbuluar lansimin nga Pheniani ose zona rreth tij rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas orës lokale.

Ministria e Mbrojtjes së Japonisë tha se raketa arriti lartësi maksimale prej rreth 6.000 kilometrash dhe fluturoi rreth 1.000 kilometra përpara se të binte në perëndim të ishullit Okushiri në Hokkaido, jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Koha e fluturimit prej 74 minutash ishte më e gjata ndonjëherë për një raketë të Koresë së Veriut.

Më 15 qershor, Koreja e Veriut testoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi pranë bregut të saj lindor në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të organizuara nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut.

Lansimi i fundit vjen një ditë pasi motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, Kim Yo-jong paralajmëroi se Pheniani do të ndërmerrte një veprim “të qartë dhe vendimtar” kundër fluturimeve vëzhguese të SHBA-së brenda “zonës ujore ekonomike” të Koresë së Veriut./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne