Koronavirusi, Izraeli e dinte

Autoritetet e Tel Avivit kanë ditur prej muajsh në lidhje me Koronavirusin, por ata nuk bënë asgjë, sipas kanalit 12 të televizionit izraelit.

Channel 12 publikoi një raport sekret nga nëntori i vitit 2019 në të cilin qeveria e Shteteve të Bashkuara paralajmëroi Izraelin mbi ardhjen e një virusi vdekjeprurës. Sipas televizionit izraelit, në mesin e nëntorit 2019, administrata amerikane paralajmëroi Izraelin dhe aleatët e tjerë në të gjithë botën, përfshirë NATO-n, për një “sëmundje të panjohur” që u përhap në qytetin kinez Wuhan. Kanali raporton se ushtria izraelite zhvilloi një takim urgjent pas marrjes së informacionit nga Shtetet e Bashkuara, dhe gjatë këtij takimi ushtria diskutoi këtë “sëmundje misterioze”, por nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim konkret për të shmangur fiaskon aktuale. Ministria izraelite e Shëndetësisë ka azhurnuar numrin e të infektuarve me koronavirus në Izrael në 12.855 raste, 97 më shumë se një natë më parë. Vendi ka regjistruar sot 5 vdekje të tjera me një total prej 148 të vdekur. Ky informacion u publikua kur Parlamenti izraelit (Knesset), në një raport të fshehtë, tha se Izraeli nuk kishte pajisje të mjaftueshme mjekësore për të luftuar Koronavirusin./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne