Kosovë, pjesëtarët e FSK-së kryen trajnim në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë e Turqise

Prishtinë

Komanda e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnimin “Përdorimi dhe Mirëmbajtja e Armëve të Këmbësorisë”, transmeton Anadolu.

Siç njofton FSK-ja, trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit që ka FSK dhe Ushtria Turke, ku pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm, si dhe granatave të dorës.

“Gjatë realizimit të trajnimit, pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të gjitha llojet e armëve që mësuan në trajnim”, thuhet në komunikatë.

FSK konsideron se përkushtimi i treguar nga pjesëtarët e saj dhe instruktorët nga Kontingjenti Turk, kanë bërë që pjesëtarët e FSK-së të arrijnë nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësie në përdorimin e sigurt të armëve të këmbësorisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne