KQZ i hoqi mandatin Belerit, Greqia: Tirana zyrtare t’i mundësojë që të marrë detyrën në Parlamentin Europian

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasditen e së premtes në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë. “Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor-thotë njoftimi zyrtar publikuar në faqen e saj zyrtare.

Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e procedurës së betimit  dhe dënimin e vendosur që nuk i takon, si dhe faktin që Bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne