Krijimi i një shteti bektashi, Berisha kundër: Jemi vend laik! Po synohet të luhet karta e ndasive fetare

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhej me idenë e kryeministrit Edi Rama, për krijimin e një shteti bektashi në vend.

Ai u shpreh se kjo nuk mund të ndodhë sepse vendi ynë është një shtet laik dhe se një ide e tillë vjen nga ata që janë armiq të shqiptarëve.

“Teqetë ishin mësonjëtore dhe mburoja të luftëtarëve të lirisë. Shqipëria është shtet laik, këtë e duan vetëm armiqtë e Shqipërisë.

Rama u bë kësaj here ashtu siç është, nuk kam dyshuar kurrë se është armik i shqiptarëve. Kjo është një thikë e tmerrshme. Synoi të luajë kartën e fundit të ndasive dhe armiqësive fetare”, tha ai./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Na ndiq