Kryeministrja Georgia Meloni viziton qendrën e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër

Sot paradite kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, do të zhvillojë një vizitë blitz në vendin tonë.

Numri një i qeverisë italiane do të mbërrijë në Shëngjin rreth orës 11:20, ku do të inspektojë ndërtimin e qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin dhe më pas do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.

Kryeministria Meloni do të shoqërohet nga një numër i madh gazetarësh italianë. Ajo dhe kryeministri Edi Rama pritet nga Shëngjini të japin një konferencë për shtyp në orën 12:00./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne