Kur perandoritë kërcënojnë

Muhamed Kajolli

 

Që kur ka filluar lufta SHBA-IRAN unë shumë pak kam shkruar sepse nuk jam ekspert ushtarak, mirëpo, herë pas herë kam nxjerrë disa mendime hipotetike bazuar në rrjedhshmëritë strategjike në terren të luftës sidomos kur shikoja disa analistë që vulosnin mbarimin e luftës kohë më parë.
Një luftë e këtyre përmasave nuk mund të përfundojë nëse nuk dihet saktë fituesi, prandaj të gjithë ata që thonin se lufta do të mbarojë shpejt, treguan se nuk kuptojnë gjë nga gjeopolitika.

1. Trump, i nervozuar se nuk po i arrinte objektivat bazuar në të dhënat e mosadit dhe CIA, ai kërcënoi civilizimin pers. Këtë kërcënimin e parandaloi Rusia. Ariu polar është në krizë të madhe, kjo krizë do t’i thellohej edhe më shumë nëse Perëndimi arrinë ta nënshtrojë Iranit. Rusia nuk ka korridor tjetër të lirë përveç Iranit të del në ujërat e nxehta nëpërmjet oqeanit indian. Rrugë të sigurta detare të tjera nuk ka, prandaj detyrohet të mbajë marrëdhënieve të mira me Iranin. Rusia do të bënte çmos që Irani të dalë fitimtar nga kjo luftë.
2. Trump, këcënoi se do të shkatërrojë Iranin me bombardime të fuqishme, mirëpo, koha po tregon se populli iranian i bashkuar si milingonat po i riparojë shpejt shkatërret e shkaktuara nga bombardimet raketore dhe aviacioni izraelit &SHBA.
3. Kërcënimi për rihapjen e Ngushticës së Hurmuzit po tregon se objektivat izraelite e amerikane kanë ra në këtë nivel. Po duket qartë se, edhe ky objektiv nuk mund të arrihet lehtë. Nëse SHBA hoqi dorë që këmbësoria e Perëndimit ta pushtojë Iranin për shkak se nuk arriti t’i grumbullojë 1 milion ushtarë, tani, edhe kërcënimi ri se me 200 mijë ushtarë do ta pushtojë Ngushticën e Hurmuzit do të bie.

Çka i duhet SHBA-së që të arrijë këtë fitore.

I duhet të sjellë ushtarë nga Azia e Largët, Afrika e Europa. Nëse e bën këtë, atëherë do të fillojë një krizë e menjëhershme në këto territore sepse shtetet hegjemone rajonale do të rimarrin territoret e humbura, sikur Korea Veriore do të pushtojë Korenë Jugore, Kina do të marshojë në Taivan, dhe Sllavët më lehtë mund të marshojnë në shtetet e Baltikut, Bosne, Kosovë e Maqedoni të Veriut…etj.

Po e bëri këtë, edhe sikur të rihapte Nushticën e Hurmuzit për një javë të vetme, rikthimi i ushtrisë së SHBA-ve në ato shtet do të ishte i pamundur. Mirëpo, për sa mësuam për fuqinë ushtarake të Iranit dhe vendosshmërinë e tyre, mendoj se SHBA nuk mund të arrijë të pushtojë Hurmuzin me rrethinë, jo për një javë por as edhe për një ose dy vjet të tjera. Ushtarakisht me këmbësori, SHBA ka përvojën e hidhur me Vietnamin, Afganistanin…

Ky opsion nuk mund të ndodhë shpejt, sepse për këtë hap, Trump duhet të marrë leje nga Senati. Këtë kërkim leje Trump nuk guxon ta bën tashti për shkak se në nëntor SHBA kanë zgjedhjet dhe ka frikë që Senati do t’ia rrefuzojë kërkesën e tij. Kjo kërkesë mund t’i aprovohet vetëm nëse në Nëntor Republikanët i fitojnë zgjedhjet, gjë që duket e vështirë të ndodhë.

Nëse lufta do të vazhdojë me këtë intensitet atëherë, do të kemi rënien e $ edhe më shumë, dhe kjo, sërish do të shkaktojë një krizë globale të cilën SHBA nuk do të arrijnë ta kontrollojnë dhe do të humb shumë territore që ka në mbarë globin. Vetëm për pesë muaj luftë SHBA kanë shpezuar më shumë se 100 miliardë $.

Tani për fund mund të them, SHBA nuk kanë zgjedhje tjetër përveç se:
1. Të bëjë marrëveshje gjentlemene me Iranin. Ta njohë si forcë rajonale, ta pranojë të jetë taksambledhës në Hormuz dhe të heqë dorë nga mbrojtja e Izraelit, ose
2. Të vazhdojë luftën deri në fund. Trump a do të shndërohet në një Hitler të dytë mbetet të shohim deri pas zgjedhjeve të NËNTORIT 2026./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne