Kurban Bajrami, Naim Ternava dhe Genci Balla nen regjimin 41 biss

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi komenton festen e Kurban Bajramit qe besimtaret muslimane festojne ne date 31 korrik 2020. Tregohet historiku i festes se Kurbanit i cili vjen nga sakrifica qe profeti Ibrahim i ofroi Zotit. Me pas flitet per mbylljen e qellimshme qe i behen xhamive ne Kosove sa here besimtaret duan te festojne Ramazanin apo edhe Bajramet. Kjo mbyllje e qellimshme qe i behet xhamive ne Kosove, ne ditet kur besimtaret muslimane kane ditet e tyre te shenjta dhe bashkepunimi kokeulur dhe servil qe Bashkesia Islame e Kosoves i bene ketyre sulmesh kunder lirive fetare ne Kosove tregohet si pjese e presioneve dhe skemave qe sherbimet antimuslimane te Ballkanit bejne kunder komunitetit musliman. Jepet shembull rasti i Maqedonise, ku sherbimet sekrete sulmuan Mulla Sulejman Rexhepin, kreun e kesaj Bashkesie pasi ai nuk pranoi qe te mbylle xhamite me rastin e Bajramit.

Me pas ne video flitet per persekutimin e muslimaneve ne burgjet e Shqiperise dhe komentohet mbi regjimin fashist dhe mesjetar 41 biss te cilin Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministri katolik i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreu i prokurorisë së Posaçme Arben Kraja po implementojne kunder nje grupi te burgosurish me origjine muslimane. Sistemi 41 biss nenkupton qe te burgosurit:

Arbjon Aliko,

Emiljano Shullazi,

Blerim Shullazi,

Gilmando Dani,

Endrit Qyqja,

Genci Balla,

Endrit Zela,

do te mbyllen ne izolim total dhe nuk do lejohen te jetojne ne komunitet ne burgjet e Shqiperise.

Ky ligj i cili do ndershkoje te burgosurit e mesiperm, sulmon ne vecanti edhe nje teolog apo hoxhe musliman, imam Genci Ballen. Vendosja nen regjimin 41 biss vetem te te burgosurve muslimane dhe ne vecanti mbyllja ne izolim total te nje hoxhe, shihet si nje vendim i paprecedent ne historine e diskriminimit fetar ne Shqiperi. Ne kohe te komunizmit kur regjimi i Enver Hoxhes dergoi neper burgje klerike sikur Zef Pllumi, Sabri Koci, Faik Hoxha etj, ndershkime sikur ky qe po i behet imam Genci Balles nuk kane ekzistuar. Komunistet i trajtuar kleriket e krishtere dhe muslimane ne menyre shume me humane sesa trajtimi qe regjimi laik-katolik i Rilindjes po i ben klerikeve muslimane. Persekutimi i imam Genci Balles dhe mbyllja e tij ne izolim 41-biss eshte nje ndershkim mesjetar dhe fashist i paprecedent edhe ne historine e burgosjeve te Evropes. Ky ndershkim qe regjimi i Edi Rames dhe Rilindjes ben kunder nje teologu fetar eshte nje nga ndershkimet me te frikshme dhe jo-ligjor me te cilat Shqiperia po perballet ne kohet tona.

Me poshte eshte linku i zbatimit te ligjit biss 41 kunder te burgosurve muslimane:

Regjimi “41-Biss/ Nga Emiljano Shullazi te Arbion Aliko, zbulohen emrat e 7 ‘të fortëve që do të izolohen në ‘burgun e egër’

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne