KURTI, POPULIZMI, OPOZITA

Dritan Goxhaj 

Në fund të këtij viti që sonte po lemë pas, Albin Kurti dhe Lëvizja që ai udhëheq fituan zgjedhjet parlamentare të rradhës në Kosovë.
Fitorja e Kurtit nuk besoj se ishte suprizë për shumicën e njerëzve andej e këndej Drinit, ajo që suprizoi ishte vetëm rezultati.

Por cilët janë faktorët që sollën fitoren e Kurtit në këto zgjedhje?!

Le t’i analizojmë me rradhë.

E para është qasja populiste

1. Populli kundër elitës.
Gjatë gjithë kohës e ka paraqitur politikën si jë luftë midis Popullit ( Ai dhe gjith votuesit e tij), dhe Elitës (Partitë e vjetra politike, ish udhëheqësit e luftës dhe zyrtarët e korruptuari). Të gjitha partitë opozitare edhe pse ato kanë koncepte ideologjike dhe politike të ndryshme nga njëra tjera, ai i ka përcaktuar në diskursin e tij si – grup i vetëm i korruptuar.
Duke qënë se Kosova që pas çlirimit ka një histori të gjatë me korrupsionin dhe dominimin e jetës politike, sociale dhe tregëtare të saj nga elita e pasluftës, kjo e thjeshtëson për Kurtin politikën duke e kthyer atë vetëm në një betejë morale.

2. Antikorrupsioni
Kurti gjithnji ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj korrupsionit, duke i dhënë këtij qëndrimi një lloj identiteti moral, por askund asnjë qasje teknike ndaj këtij korrupsioni, as edhe një veprim konkret që të shoqërohet me akuza reale në organet e drejtësisë ndaj çështjeve të mëdha të korrupsionit për të cilat flet shpesh nëpër mitingjet e tij, por pa emra.
Në retorikën e tij e përcakton korrupsionin si tradhëti ndaj vendit (me të drejtë), dhe jo thjesht si qeverisje të dobët. Por ky lloj etiketimi i korrupsionit eleminon totalisht debatin rreth tij, pasi kushdo që do marrë kurajon ta kundërshtojë, qoftë edhe në raste të veçanta, rrezikon që të etiketohet nga ushtria e patronazhistëve të LVV, si pjesë e sistemit të korruptuar.

3. Retorika e sovranitetit kombëtar
Kurti në diskurset e tij publike e përdor dinjitetin dhe sovranitetin e Kosovës si spiranca emocionale. Këtë e bën në tre drejtime
a- Gjuhë e ashpër me marëdhëniet me Sërbinë
b- Rezistencë ndaj presionit të jashtëm (BE + SHBA)
c- Barazi dhe reciprocitet në vend të kompromisit

Nëpërmjet këtyre të trejava ai e prezanton veten si “Udhëheqësi që nuk përkulet para presioneve”.

4. Imazh si njeri që qëndron jasht sistemit
Edhe gjatë kohës që Kurti ka qënë në pushtet, prej 2021, ai mban të njëjtën retorikë si në opozitë. Gjatë gjithë kohës vazhdon të fajësosjë, njësoj si kur ishte në opozitë, gjykatat ose qeveritë e kaluara për çdo pengesë dhe ecje të ngadaltë. Dhe çdo lloj rezistence ndaj propozimeve të tij, qofshin ato në rrafshin politik ose ekonomik dhe të sigurisë në Kosovë, e paraqet si sabotim që këto Elitat e vjetra (të lartpërmendura) i bëjnë.

Kështu ai distancohet, të paktën retorikisht nga qeverisja që ka marrë përsipër të bëjë. Dmth nuk ka përgjegjësi ky për dështimet e qeverisë.

E njëjta gjë që bën edhe Ed(vin) Rama në këtë lagjen tjetër të Shqipërisë, që distancohet nga hajdutët në qeverisje edhe pse nuk lë gjë pa bërë për t’i mbrojtur ata.

5. Thjeshtësim i çështjeve të rëndësishme
Gjatë gjithë retorikës së tij publike ai i redukton problemet e rëndësishme që shfaqen në zgjidhje të thjeshta.

Problemet ekonomike i etiketon si shkak i korrupsionit dhe vjedhjes që Elitat e vjetra kanë bërë dhe akoma bëjnë.
Tensionet më ndërkombëtarët i redukton si presione të padrejta që i bëhen atij.
Bllokimin institucional e redukton si lëvizje e Opozitës kundër “vullnetit” të popullit.

Në këtë mënyrë arrin të bëjë një mobilizim masiv të shtresave të reja rreth ideologjisë së tij.

6. Lidhje emocionale me votuesit
Fjalimet dhe daljet publike të Kurtit janë gjithnjë të ngarkuara emocionalisht, të mbushura me moralizëm dhe me simbolizma. Gjatë gjithë kohës në këto dalje publike përdor gjuhën e identitetit kolektiv, duke përdorur fjalët (Ne, Lufta jonë ose Shteti ynë). Dhe këtë bën për të krijuar një lloj bësnikërie të ndërsjelltë mes tij dhe pasuesve të tij.

7. Delegjitimim i Opozitës
Gjatë gjithë kohës, edhe kur ishte në opozitë edhe tashti që është në pozitë, Kurti i portretizon partitë e opozitës si jo legjitime, të korruptuara dhe që veprojnë kundër popullit edhe atëherë kur ato përdorin procedura demokratike dhe legjitime për të kundërshtuar politikat dhe lëvizjet e Kurtit.

Kurti që kur ka dalë në skenën politike në Kosovë ka përdorur gjithnji edhe në këto zgjedhje taktika populiste dhe një polarizim të skajshëm moral, duke e kthyer populizmin e tij në një populizëm ideologjik të shoqëruar me retorikë sovraniste.

E dyta është mungesa e opozitës

1. Opozita në Kosovë pati mungesë alternative.
Nuk arriti në asnjë moment të dakordësohej dhe të nxirrte një figurë të vetme, karizmatike dhe deri diku edhe pak populiste që t’ja kundërvinte Kurtit në zgjedhje.

2. Mungesë kohezioni
Opozita gjatë gjithë kohës tregoi një mungesë të theksuar kohezioni ndërmjet vetes dhe premtimeve të ndryshme elekterola që secila parti opozitare bënte.

3. Mungesë kredibiliteti moral
Në asnjë moment gjithë opozita, qoftë sëbashku dhe qoftë veç e veç nuk arriti që të paraqiste një qëndrim moral ndaj akuaze të Kurtit për korrupsion dhe dominim gjatë kohës kur këto parti opozitare kanë qeverisur.

4. Mungesë programi
Partitë e opozitës, as veç e veç dhe as sëbashku nuk arritën të paraqesin një program të qartë politik dhe ekonomik të detajuar, veçanërisht për çështjet më thelbësorë të Kosovës. Përveç slloganeve që do veprojnë ndryshe nga Kurti, nuk u zbrit në diskurse konkrete se si do të veprohej, të paktën në marëdhëniet me ndërkombëtarët, në marëdhëniet me Shqipërine dhe bisedimet me Sërbinë, duke lënë kështu një paqartësi tek votuesit.

5. Mungesë simbolizmi
Opozita e tëra dështoi që të krijonte një simbolizën rreth të cilit të bashkonte votuesit e saj dhe të tjerë, ajo dështoi, më shumë nga frika sesa nga padija, që ta bënte shkeljet e të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale me mbështetje të qeverisë aktuale dhe mbrojtjen e vlerave të UÇK-së si simbol të kësaj fushate.

6. Mungesë adresimi
Opozita dështoi totalisht që të adresonte në daljet e saj publike politikën moralizuese të kurtit. Dhe për më tepër as nuk e mori as edhe një herë mundimin që t’i shpjegonte votuesve në kosovë se kjo politikë moralizuese e Kurtit nuk është asgjë tjetër vetëm se një taktike e thjeshtë politike për nevoja pushteti dhe jo shteti.

Opozita dështoi të adresonte votuesit me moshë të re, dhe t’i sqaronte ata se retorika e Kurtit ndaj tyre duke i cilësuar “si të përjashtuar nga vendimmarrja nga Elitat e Vjetra”, është një mashtrim i pastër. Kjo pasi këta votues të rinj në moshë, në epokën e luftës dhe në atë të pas-luftës ose nuk kishin lindur, ose ishin akoma fëmijë, dhe si të tillë nuk mund të ishin pjesë e asnjë vendim marrje.

Opozita dështoi të mbronte idenë e hedhur nga ish presidenti për shkëmbim territoresh ndërkohë që kjo ide nga Kurti u paraqit e vazhdon të paraqitet akoma nga ai e gjithë patronazhistat e tij si ndarje të Kosovës, ndërkohë që shëkmbimi nuk është ndarje. Shkëmbimi është më jep të jap. Dhe këtu dështoi ta mbronte këtë si një veprim kombëtar, pasi po shkëmbeheshin serb me shqiptarë të cilët po mbahen peng dhe po keqtrajtohen nga pushteti aktual Serb në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Thënë thjeshtë, populizmi i Kurtit nuk pati asnjë kundërshtar përballë.

Opozitës në Kosovë i ka humbur udha në oborr të shtëpisë.

E derisa ta gjej atë, ajo nuk ka shanc që të mund të jetë rrezik serioz për Kurtin dhe ideologjinë e tijë populiste./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne