Kush i ka zënë gojën Berishës, ka kapur për fyti edhe Ramën

Lëvizja Bashkë ka organizuar një protestë kundër kullës që do të ndërtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilën nuk e denoncon edhe një pjesë e opozitës, me në krye Sali Berishën.

Kryetari i kësaj partie, Arlind Qori, ka reaguar pas protestës, duke i quajtur Ramën dhe Berishën “impotentë dhe dallaveraxhinj”.

“Kush i ka zënë gojën Sali Berishës ka kapur për fyti edhe Edi Ramën. Këta nuk janë politikanë, por kukulla. Impotentë e dallaverxhinj, shërbyes gjithnjë e më pa karakter të oligarkëve dhe gangsterëve.
Lëvizja BASHKË është e vetmja alternativë, sot në opozitë dhe nesër në qeverisje”, shkruan Qori. /TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne