Kuvendi vendos të enjten për fatin e Olta Xhaçkës! Opozita: Mandati të dërgohet në Kushtetuese, mos e mbroni!

Në seancën plenare që pritet të mbahet të enjtën, 11 prill, Kuvendi do të vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka do i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.

Gjatë mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, që u mbajt gjatë ditës së sotme, deputetja Klotilda Bushka kërkoi që duke u bazuar në diskutimet që janë bërë gjatë mbledhjes, të vendoset në seancë plenare nëse Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë nese Olta Xhaçkës do i hiqet ose jo mandati i deputetes. Debatet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve:

Lindita Nikolla: Mbledhja të mbyllet. Çështja do të çohet për votim në seancë plenare.

Gazment Bardhi: Nuk mund të talleni as me Parlamentin as opozitën. U thamë ta dërgojmë në seancë plenare. Këmbëngulët që të mblidhet këshilli i mandateve. Kush është konkluzioni i kësaj mbledhjeje. Çfarë do i propozojmë seancës plenare?

Lindita Nikolla: Do i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda të mërkurës…

Gazment Bardhi: Kush cili është qëndrimi juaj apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama çfarë do të bëni me mandatin. Për çfarë u mblodhëm sot?

Klotilda Bushka: Në bazë të nenit 70 të Kushtetutës do i dërgohet raporti i këshillit të mandative seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Do i propozojmë seancës plenare për të vendosur nëse do e çojë në Gjykatë Kushtetuese.

Gazment Bardhi: Pra i duhen dhe 48 orë sa të kuptojnë e ka lëshuar apo jo Edi Rama Olta Xhaçkën./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne