Lajmi i fundit/ Lirohet nga burgu Jamarbër Malltezin

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua nga autoritetet në datën 21 tetor në aeroportin e Rinasit, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet. Avokati i tij në një dalje për mediat tha se gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Malltezin, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Fjala e avokatit Genc Gjokutaj:

“Siç ju njoftuam dje, gjykata shpalli vendimin duke miratuar për pjesën e zotit Berisha dhe duke ndryshuar pjesën për Jamarbër Malltezin dhe duke caktuar masën e sigurimit, atë të arrestit në shtëpi. Sigurisht kjo çështje mbetet politike. Është një gërvishtje sepse Jamarbër Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti.”

Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Malltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.

Ndërkohë për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka ndryshim mase, detyrim me paraqitje të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji dhe ndalim të udhëtimit jashtë Shqipërisë./gazetaimpakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne