Ministri grek mbërrin në Shqipëri, pritet të takojë në burg Fredi Belerin

Në Shqipëri ka mbërritur ministrit i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, i cili sipas medias Greke Protothema, pritet të takojë gjatë ditës së sotme kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg. Takimit pritet të zhvillohet gjatë mesditës së sotme në burgun e Durrësit, ku ndodhet prej muajsh Beleri.

Vizita bëhet ne funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër, për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij. Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.

Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë. Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne