Tifozët shqiptarë i bëjn shok Zotit, reagojnë institucionet fetare

Shirku është një nga veprat më të këqija dhe padëshiruara për njerzit. Të ekzaltuar nga kualifikimin i Kombëtares në Europianin që mbahet në gjermani vitin e ardhshëm tifozët kanë kaluar edhe limitet e festimit. Në Stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri- Ishut Faroe, tifozët shpalosën një banderolë krejtësisht të gabuar. “Zoti është Shqipëtar!”, u shfaq nga tifozët shqiptarë duke ngjallur edhe reagime të shumta.

Faqja zyrtare Xhamitë e Tiranës reagon ashpër për tifozët shqiptarë duke shkruar: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!
Allahu është Absoluti, i panevojshem per kend, të Cilit i përgjërohet gjithçka. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) e as i ngjashem me Atë!” (Kuran)

O Allah udhëzoje popullin tonë se ata nuk dinë!

Nga ana tjetër krejt ndryshe kanë ditur të reagojnë tifozët e Milanit në Itali.

Duke ju referuar genocidit të Izraelit në Palestinë, tifozët milanezë kanë kërkuar që ajo të ndalojë menjëherë.

“Mbani qetësi kur fëmijët janë duke fjetur, jo kur po vriten. Ndal të gjitha luftrave”, shkruhet në banderolën e shpalosur në “San Siro”.
Nga ana tjetër tifozët shqiptarë nuk kanë shpalosur në stadium asnjë banderolë kundër Luftës në Palestinë./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne