Lajmi i fundit/ Një vit para zgjedhjeve, Rama ndryshon gjysmën e qeverisë!

Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, ndryshimet në qeveri.Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, disa ndryshime të papritura në qeveri.

Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit.

Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për nënkryetar të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkon Niko Peleshi. Ky i fundit largohet nga ministër i Mbrojtjes dhe i hap rrugë Pirro Vengut, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.

Taulant Balla: Ministër për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin

Ervin Hoxha: Ministër i Brendshëm

Pirro Vengu: Ministër i Mbrojtjes

Petrit Malaj: Ministër i Financave

Pritet qe sot ti dekretoj Bajram Begaj keto ndryshime./Faxnews

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne