LE TË BOMBARDOJMË IRANIN!

Dritan Goxhaj

Pjesa e dytë

Irani po shkruan histori!

Për 12 ditë, Uashingtoni dhe Tel Avivi kanë tentuar të shesin të njëjtën histori: se Irani po i mbaron raketat.

Dhe Teherani nuk vonoi, por këtë mëngjes dërgoi një përgjigje duke lëshuar për tre orë raketa dhe dronë drejt objektivave në Izrael dhe disa bazave amerikane. Kjo sot llogaritet si breshëria më e madhe e raketave që nga fillimi i këtij agresioni nazist-fashist amerikan-izraelit.

Një vend që po përballet me makinën ushtarake më të avancuar teknologjikisht në Lindjen e Mesme (Izraelin), të mbështetur nga perandoria më e madhe ushtarake në historinë njerëzore (Amerika).

Një vend përballë një koalicioni që pretendonte dhe deklaronte se mund ta zhdukte brenda disa ditësh.

Megjithatë, pas dymbëdhjetë ditësh sulmesh të vazhdueshme, Irani ende po godet, po kundërpërgjigjet.

Ende qëndron në këmbë dhe ende lëshon armë dhe raketa që as inteligjenca amerikane dhe izraelite nuk dukej se e dinte se ekzistonin.

Mbështetësit e këtij koalicioni nazist-fashist amerikan-izraelit vazhdonin të përsërisnin se Iranit i kishin mbaruar raketat (e njëjta këngë që këndonin në vitin e parë të luftës në Ukrainë, se Rusisë i kishin mbaruar raketat), ndërkohë që raketat vazhdojnë të bien në Izrael (dhe në Ukrainë).

Ata thanë se kishin shkatërruar të gjithë tunelet iraniane të raketave, ndërkohë që Irani vazhdon të mbushë qiellin me raketat e tij.

Ndërkohë Irani shumëfishon sulmet me raketa, nga 30 minuta në 3 orë goditje të vazhdueshme.

Por ajo që është më interesante në këtë rast nuk janë armët, por rezistenca.

Është ai moment kur fuqia botërore dhe lakejtë e saj të thonë të ulësh kokën, ndërsa ti ngrihesh nga rrënojat pikërisht aty ku ata mendonin se kishe rënë.

Dhe kjo është ajo që po bën Irani tani.

Dhe të gjithë bashkëpunëtorët e botës thonë me një zë se dorëzimi barazohet me mbijetesën, se duhet të dorëzosh armët dhe se nuk mund të luftosh kundër sistemeve THAAD, kundër sistemeve PATRIOT, kundër raketave TOMAHOWK dhe kundër avionëve F-35.

E megjithatë ja ku jemi: 12 ditë luftë, 12 ditë një vend nën rrethim që po i thotë të gjithë rendit gjeopolitik diçka shumë të thjeshtë: nëse shpallni luftë totale kundër nesh, e gjithë Lindja e Mesme do të digjet bashkë me ne.

Irani po u tregon të gjithë sociopatëve, pedofilëve dhe bashkëpunëtorëve të koalicionit nazist-fashist amerikan-izraelit se çfarë do të thotë një civilizim mijëravjeçar kur refuzon të gjunjëzohet.

Irani po ju mëson histori: ai nuk është një shtet i krijuar me kufij të vizatuar nga plane koloniale, si pjesa tjetër e Lindjes së Mesme, përfshirë Izraelin.

Por është një civilizim që ka arritur të shndërrojë dekada sanksionesh në infrastrukturë shkencore, duke ndërtuar një rrjet parandalues të aftë të godasë në çdo drejtim deri në një rreze prej 5000 km.

Kjo i detyron edhe vetë agresorët të pyesin:

Pse strategjia amerikane e luftës, e bazuar tërësisht në avantazhin teknologjik, nuk po funksionon?!

Superioriteti teknologjik ende i përket Amerikës dhe Izraelit, si në fushën e aviacionit, të zbulimit satelitor (përfshirë zbulimin në kohë reale), sistemeve të menaxhimit të luftës, municioneve me precizion të lartë dhe mbi të gjitha logjistikës globale të avancuar, pa të cilën do të ishte e pamundur të grumbullohej një forcë kaq e madhe në një kohë kaq të shkurtër.

Kjo ishte baza e modelit dhe doktrinës amerikane të luftës që nga Operacioni Desert Storm në Irak në vitin 1990, më pas në fushatën ajrore të vitit 1999 kundër Serbisë, dhe më pas në pushtimin e Irakut në vitin 2003. Doktrina dhe teknologjia e shekullit XX.

Por në këtë shekull të ri, në shekullin XXI, siç e kemi parë edhe në luftën në Ukrainë, nuk janë pajisjet dhe sistemet e shtrenjta që përcaktojnë natyrën teknologjike të luftës, por modeli i luftimit që përshtatet më mirë me kushtet moderne.

Dhe Irani e tregon këtë më së miri.

Modeli amerikan i luftës kundër Iranit, përfshirë edhe agresionin izraelit 12-ditor të qershorit 2025, ishte në thelb i njëjtë: goditje me precizion të lartë, sulme ajrore, goditje me raketa me rreze të gjatë që krijojnë një zjarr të dendur.

Ky sistem doktrine funksionon kundër shteteve që nuk janë në gjendje të përgjigjen në mënyrë simetrike. Por kur ke përballë një shtet që ka ndërtuar strategjinë e tij mbi sisteme masive të lira të bazuara në një bazë industriale vendase, atëherë pamja ndryshon rrënjësisht.

Gjatë gati 20 viteve të fundit Irani ka zbatuar doktrinën e luftës së shpërndarë dhe pas fillimit të agresionit të fundit kundër tij e ka çuar këtë model në një nivel të ri.

Ai ka arritur të krijojë një mbingarkesë të sistemeve ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të infrastrukturës ushtarake amerikano-izraelite dhe aleatëve të tyre në Gjirin Persik.

Për herë të parë në historinë e saj ushtarake, Amerika po përballet me një kundërshtar të aftë të kërcënojë tre komponentët kryesorë të fuqisë ushtarake amerikane:

  1. Aviacionin – përmes mbingarkesës së mbrojtjes ajrore
  2. Marinën – duke e detyruar të veprojë larg brigjeve iraniane për shkak të kërcënimit nga raketat kundër anijeve
  3. Infrastrukturën ushtarake në rajon – duke goditur bazat dhe asetet amerikane në rajon.

Pavarësisht kësaj, Amerika ende ka një avantazh të madh në sistemet e rënda të goditjes: aviacion strategjik, raketa cruise, aeroplanmbajtëse me grupet e tyre të avionëve luftarakë dhe sisteme goditëse me precizion të lartë, pa përmendur aftësitë bërthamore.

Megjithatë, mënyra se si po përgjigjet Irani tregon se këto sisteme nuk janë aq funksionale dhe efikase kundër një kundërshtari që nuk përqendron forcat dhe nuk ndjek rregullat klasike të luftës.

Agresioni kundër Iranit është një përplasje asimetrike mes dy vendeve me filozofi, doktrinë dhe teknologji të ndryshme.

Një Amerikë e bazuar në sisteme të shtrenjta të teknologjisë së lartë të projektuara për të kontrolluar dhe dominuar ajrin dhe fushën e betejës.

Dhe një kundërshtar, Iranin, që përdor sisteme masive, të lira dhe të shpërndara gjeografikisht për të mbingarkuar mbrojtjen ajrore dhe për të lodhur fizikisht dhe psikologjikisht agresorin.

Kjo provon ligjin e asimetrisë: fuqia ushtarake, superioriteti teknologjik dhe pasuria ekonomike nuk garantojnë automatikisht fitoren.

Fitorja varet nga dinamika sociale dhe politike, nga motivimi, përshtatshmëria, kohezioni dhe aftësia e shoqërisë për të përballuar konflikte afatgjata.

Historia është plot me shembuj ku perandoritë duken të pathyeshme derisa përballen me kundërshtarë që shfrytëzojnë dobësitë e tyre strukturore.

Në luftëra asimetrike si kjo e sotmja, qëndrueshmëria strategjike dhe durimi janë më të rëndësishme se fuqia më e madhe ushtarake.

Nëse Amerika vazhdon këtë agresion, do të bjerë në të njëjtën kurth ku dikur ra Perandoria Romake: një superfuqi e ngurtë që përpiqet t’i diktojë kushte një kundërshtari të fortë që përshtatet shpejt dhe që arrin të kontrollojë koston ekonomike të luftës.

Derisa agresorët nazist-fashistë amerikanë dhe izraelitë të pranojnë se e kanë humbur luftën dhe të ulen në tryezë me Iranin pa vendosur kushte, duke pranuar negociata kolektive për sigurinë jo vetëm të Iranit por të gjithë rajonit, përfshirë Gazën dhe çështjen palestineze, perandoria agresive amerikane do të përballet me fatin e Perandorisë Romake.

Së shpejti do të mbetet vetëm në librat e historisë — histori që po i shkruan Irani./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne