Agim Kasemi
Debati në Shqipëri po manipulohet qëllimisht sikur kemi përballë dy kampe të kundërta: një “marksiste sorosiane” dhe një “konservatore antikomuniste”. Në realitet, kjo është një ndarje artificiale. Lea Ypi dhe Evi Kokalari nuk janë antiteza, janë produkte të së njëjtës metodë, të së njëjtës logjikë dhe të së njëjtës arrogancë politike ndaj një populli të lodhur.
Të dyja po jepen si “zgjidhje”. Në fakt, të dyja janë eksperimente.
MITI I “TË PËRSEKUTUARAVE”
Si Lea Ypi, ashtu edhe Evi Kokalari, ndërtojnë legjitimitetin e tyre publik mbi historinë e përsekutimit familjar. Por këtu fillon mashtrimi.
Sepse faktet historike tregojnë se të dy familjet kanë qenë, në forma të ndryshme, në shërbim të pushtetit popullor. Jo në anë të rezistencës reale antikomuniste, jo në burgjet politike si shumica e familjeve që sot nuk kanë zë, por brenda mekanizmit, në zona gri që sot riciklohen si “vuajtje”.
Në Shqipërinë e Enver Hoxhës, nuk mbijetoje pa qenë i përdorshëm për regjimin. Dhe pikërisht kjo është e vërteta që sot po fshihet: jo çdo familje që ankohet sot ka qenë viktimë dje. Shumë kanë qenë pjesë funksionale e sistemit, edhe kur më vonë janë përplasur me të. Këtu nuk dua të vë emra të tjerë, të paktën në Durrës, të “persekutuar” që hanin në dy pjata. Të mos të zgjatem më shumë se është e kuptueshme ku dua të dalë.
SHQIPËRIA NUK KA NEVOJË PËR “EKSPERIMENTE”
Lea Ypi përfaqëson eksperimentin marksist të rafinuar, të importuar nga universitetet dhe fondacionet perëndimore, i paketuar me Kant, etikë, dinjitet dhe “kapitalizëm koheziv”.
Evi Kokalari përfaqëson eksperimentin pseudo-konservator, të importuar nga diaspora, i paketuar me retorikë antikomuniste, por pa rrënjë reale në konservatorizmin shqiptar dhe pa ndarje të qartë nga strukturat që kanë prodhuar tranzicionin e dështuar.
Njëra vjen me grante, tjetra me slogane.
Njëra me Soros, tjetra me ambicie personale të paqarta.
Por të dyja kanë të përbashkët një gjë:
e shohin Shqipërinë si terren prove, jo si komb me plagë reale historike.
Pra, mos u mashtroni: konflikti Lea–Evi është teatral. Është konflikt narrativesh, jo thelbesh. Të dyja: nuk kërkojnë gjykim real të komunizmit si krim, nuk kërkojnë ndëshkim moral dhe ligjor të trashëgimisë së PPSH-së, nuk kërkojnë mbylljen përfundimtare të ciklit post-komunist.
Ato, bukuroshja Lea dhe plaka Evi, kërkojnë të marrin radhën, pushtetin që ja diktojnë.
Lea Ypi dhe Evi Kokalari, pavarësisht gjuhës që përdorin, janë dy versione të së njëjtës mendësi:
“ne dimë më mirë, populli le të na ndjekë.”
Shqiptarët e kujtojnë mirë 1997-tën, nëse Shqipëria do të jetë sërish laborator, asnjëra prej tyre nuk duhet të jetë pjesë e eksperimentit.
As marksizmi i Leas.
As konservatorizmi i rremë i Evis.
/fb
















