Lëndë narkotike të rrezikshme të zbuluara në thasë mielli nga ndihmat amerikano-izraelite në Gaza

Banorë të Gazës kanë zbuluar lëndë narkotike të rrezikshme brenda thasëve të miellit të shpërndarë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një nismë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli. Organizatat palestineze dhe autoritetet lokale tani e quajnë këtë “kurth vdekjeje”.

Zyra e Medias së Qeverisë në Gaza tha për Quds News Network se në miell është gjetur Oxycodone – një opioid shumë i fortë dhe tepër i varësueshëm. Deri tani, katër qytetarë kanë konfirmuar se kanë gjetur tableta të drogës në thasët e ndihmës të shpërndara nga qendrat e GHF.

Autoritetet dyshojnë se droga mund të jetë thërrmuar apo përzier me vetë miellin, çka do të nënkuptonte se qytetarët mund ta kenë konsumuar pa dijeni. Kjo do të përbënte një kërcënim serioz për shëndetin publik.

“Kjo është një krim i organizuar dhe synon të përhapë varësinë e drogës për të shkatërruar shoqërinë palestineze nga brenda,” deklaroi Ismail al-Thawabta, drejtor i Zyrës së Medias së Qeverisë. Ai shtoi se ky është pjesë e një “lufte të gjithanshme izraelite ndaj popullit palestinez, përfshirë edhe akte gjenocidi”.

Autoritetet lokale e cilësuan ndotjen me drogë si një formë “lufte kimike të maskuar si ndihmë humanitare” dhe paralajmëruan se përdorimi i drogës si armë e butë gjatë luftës përbën krim lufte sipas ligjeve ndërkombëtare.

Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë larg qendrave të ndihmës të drejtuara nga SHBA dhe Izraeli, të cilat janë kthyer në zona të rrezikshme ku, sipas autoriteteve, janë vrarë mbi 549 civilë të uritur dhe janë plagosur mbi 4,000 të tjerë gjatë muajit të fundit. 39 persona konsiderohen ende të zhdukur.

Familjet palestineze janë duke u këshilluar të kontrollojnë me kujdes çdo ndihmë ushqimore që marrin dhe të raportojnë çdo substancë të dyshimtë. Zyra qeveritare bëri thirrje edhe për ndërgjegjësim te fëmijët për rrezikun e drogës.

Qeveria e Gazës i kërkoi Kombeve të Bashkuara, Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe organizatave për të drejtat e njeriut të ndërhyjnë menjëherë. Autoritetet palestineze kërkojnë mbylljen e këtyre qendrave të ndihmës dhe dërgimin e ndihmave vetëm përmes agjencive të njohura ndërkombëtare si UNRWA.

Që nga fillimi i marsit, Izraeli ka bllokuar hyrjen e ndihmave në Gaza, duke shkaktuar një krizë urie që ka marrë dhjetëra jetë, shumica e të cilëve janë fëmijë. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne