Lëvizja Bashkë protestë kundër korrupsionit, kullave dhe pastrimit të parave

Paraditen e sotme “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori, ka organizuar protestë në sheshin “Skëndërbej”. Me pankarta në duar, ku shkruhej “Kundër korrupsionit, kullave dhe pastrimit të parave”, dhjetëra aktivistë hodhën akuza ndaj qeverisë dhe oligarkëve, duke deklaruar se një grusht njerëzish janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Aktivistët thonë se korrupsioni po gërryen bazat e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, ndaj qytetarët duhet të protestojnë dhe të korruptuarit të dalin para drejtësië.

Kujtojmë se Lëvizja Bashkë, ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne