Libani paraqet ankesë ndërkombëtare kundër Izraelit për bllokimin e GPS-it

Libani paraqiti një ankesë në Kombet e Bashkuara dhe Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit kundër Izraelit sot, duke cituar si arsye ndërprerjen e qëllimshme nga Tel Avivi të sistemit të tij të pozicionimit global (GPS). Ministria libaneze e Komunikimeve tha në një deklaratë tha se ndërhyrja e Izraelit prek kryesisht sistemet GPS brenda Libanit.

Libani akuzon Izraelin për ndërprerje të GPS-së në Aeroportin Ndërkombëtar Rafic Hariri të Bejrutit dhe disa vende të tjera që nga shpërthimi i përleshjeve ndërkufitare me Hezbollahun më 8 tetorin e kaluar. Vëzhguesit në Liban thonë se me ndërhyrjen izraelite synohet kontrolli mbi hapësirën ajrore libaneze dhe pengimi i dronëve antiizraelitë.

Shqetësimet janë rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah në mes të një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare. Përshkallëzimi vjen pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza, ku janë vrarë mbi 38.700 njerëz që nga tetori i kaluar, pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne