“Liri për Palestinën”/ Nga Athina në Selanik, mijëra qytetarë protestojnë në 100 vende turistike në të gjithë Greqinë: Jepini fund genocidit!

Në një valë masive solidariteti në më shumë se 100 vende turistike në të gjithë Greqinë, qytetarë, organizata të pavarura dhe shoqata për të drejtat e njeriut kanë bashkuar zërat e protestës në përkrahje të popullit palestinez, duke dënuar gjenocidin e vazhdueshëm nga Izraeli në Rripin e Gazës. Që nga pasditja, protestuesit e parë u mblodhën jashtë Parlamentit grek në Athinë, ku vendosën foto të fëmijëve nga Palestina që janë vrarë ose plagosur rëndë nga bombardimet dhe konflikti i armatosur.

Protesta nuk ishte vetëm politikë – ishte një mesazh moral. Ajo e ktheu një ditë të zakonshme vere në një kujtesë të fortë se turizmi, deti dhe dielli nuk duhet të na bëjnë të harrojmë plagët e hapura të botës. Sot, sheshet e Greqisë ishin më shumë se hapësira pushimi – ishin altare të ndërgjegjes kolektive./mexhlis.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne