Nga Gëzim Katuçi
Ndërsa konflikti i armatosur shpërthen në Gjirin Persik, mes heshtjes së bankave dhe firmave financiare kryesore të Wall Street-it, Hong Kongut dhe petromonarkiveqë po përballen me një konflikt financiar po aq serioz. Konflikti synon zhvendosjen e dollarit nga roli i tij si monedhë rezervë botërore.
Si pasojë e kësaj, kanë nxitur një sërë konfliktesh në Evropë dhe në Lindjen e Mesme me qëllimin, nga njëra anë, të thyejnë lidhjen mes Rusisë dhe Evropës duke minuar konkurrueshmërinë e Bashkimit Evropian, dhe nga ana tjetër të mbajnë vendet arabe veçanërisht monarkitë e naftës në Gjirin Persik në një gjendje të përhershme varësie dhe kështu brenda sferës së ndikimit amerikan.
Në këtë kontekst duhet lexuar edhe sulmi ndaj Iranit nga ana e SHBA-ve dhe Izraelit. Siç ka deklaruar Mike Pompeo Sekretari i Shtetit gjatë mandatit të parë të Trump, Irani duhet të zgjedhë Perëndimin dhe të braktisë Rusinë dhe Kinën. Si pasojë, objektivi i vërtetë i luftës është të bllokohet depërtimi kino -rus në Lindjen e Mesme, i cili po ndodh pikërisht falë Iranit që shërben si një pikë mbështetëse qendrore.
Natyrisht, ndalimi i këtij depërtimi ka funksionin të ruajë hegjemoninë amerikane në rajon, e cila është thelbësore falë investimeve të monarkive të Gjirit në SHBA dhe mekanizmit të petrodollarit për të mbajtur dollarin si monedhë shkëmbimi në tregjet ndërkombëtare dhe si monedhë rezervë botërore. Ky element, siç kuptohet, është themelor që perandoria amerikane të mund të mbijetojë.
Duke qenë se borxhi i jashtëm neto i SHBA-ve është në thelb i vështirë për t’u shlyer, ruajtja e fluksit të investimeve nga vendet e Gjirit është thelbësore, dhe për këtë arsye Uashingtoni nuk mund të pranojë konkurrentë që t’u ofrojnë emirëve një alternativë ndaj dollarit.
Që lufta ishte e pashmangshme u kuptua kur u njoftua marrëveshja midis Kinës dhe Arabisë Saudite që i lejonte Pekinit të paguante naftën saudite në juan në vend të dollarëve. Një lajm i bujshëm që qartazi ka ndezur alarm të kuq në Uashington. Trump, në fakt, menjëherë pas rizgjedhjes, shkoi me shpejtësi në vendet e Gjirit për të provuar të vendoste një pengesë diplomatike ndaj këtij depërtimi. Megjithatë, përtej premtimeve pompoze, diçka duhet të ketë shkuar keq, duke qenë se një vit më vonë shpërtheu një konflikt që mund të ketë pasoja dramatike si në aspektin e përhapjes ushtarake, ashtu edhe në atë ekonomik dhe financiar.
Fakti që në Uashington është marrë vendimi për të eliminuar Ajatollah Khamenein.
Me shpërthimin e konfliktit, Kina uli ekspozimin e saj financiar ndaj vendeve të Gjirit, veçanërisht Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Autoritetet politike të Pekinit, dhe më pas autoritetet financiare të Hong Kongut, urdhëruan disa banka dhe institucione financiare të ngrinin kreditë e reja dhe të pezullonin operacionet me emetuesit e Lindjes së Mesme, si dhe të shisnin obligacione qeveritare të Arabisë Saudite dhe obligacione të Saudi Aramco .
Financial Times jep një njoftim tronditës: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Katari po mendojnë të tërhiqen nga kontratat dhe të anulojnë angazhimet e investimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të lehtësuar presionin ekonomik të shkaktuar nga lufta. Një lajm që, nëse konfirmohet, do të ishte kambana e mortit për dollarin, për Wall Street dhe për SHBA-të. Pa fluksin financiar që vjen nga Gjiri – madje përkundrazi, me një dalje kapitali – nuk ka asnjë shpresë që SHBA-të të mund të mbijetojnë. Sigurisht, për momentin bëhet fjalë vetëm për një zë, por që njëkohësisht duket edhe si një paralajmërim mafioz nga emirët: «Ose na mbroni, ose ne tërheqim paratë!»
BlackRock, gjiganti amerikan i fondeve financiare, ka bllokuar rimbursimet e një prej fondeve të tij për shkak të një kërkese anormale për tërheqje. Natyrisht, nuk e dimë nëse ata që donin të tërhiqnin paratë ishin investitorë nga Gjiri, por një masë kaq e rëndë tregon qartë se në Wall Street dhe në Washington, D.C. ekziston frika nga një ikje kapitalesh dhe nga një krizë financiare sistemike që mund të pasojë. Nuk duket e ekzagjeruar të thuhet se, mund të ketë nisur një betejë e rrezikshme financiare mes Kinës, petro-monarkive dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ose arrihet tani një marrëveshje e madhe Marrëveshje e re Bretton Woods 2., ose armët vështirë se do të heshtin./gazetaimpakt

















