Lufta e madhe po afron? Iran–Izrael drejt përplasjes totale

Në një moment kur Lindja e Mesme po përjeton një nga fazat më të rrezikshme të dekadave të fundit, me tensione të shtuara ushtarake dhe lëvizje intensive diplomatike, analistë dhe burime të ndryshme ndërkombëtare po paralajmërojnë për një përshkallëzim të mundshëm në shkallë të gjerë mes Iranit dhe Izraelit.

Evakuimet e shpejta të personelit shtetëror, paralajmërimet e mediave rajonale dhe raportimet nga burime ruse, iraniane dhe arabe po ushqejnë frikën se rajoni mund të jetë në prag të një konflikti total. Në këtë kontekst, Lutfi Bilali ka reaguar me një postim në Facebook, ku ngre pikëpyetje serioze mbi mundësinë e hyrjes në fazën e dytë të një lufte të hapur Iran–Izrael, me implikime të drejtpërdrejta për fuqitë e mëdha dhe stabilitetin global.

Në postimin e tij, Bilali shkruan:

Iran–Izrael: pjesa e dytë e një lufte totale?

Sipas raporteve ruse dhe iraniane, Rusia ka kryer tre fluturime evakuimi nga Izraeli brenda më pak se një dite, gjatë të cilave përfaqësues zyrtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transferuar në territorin rus. Operacioni i evakuimit raportohet se po vazhdon me një ritëm të përshpejtuar.

Po ashtu, Turqia po evakuon qytetarët e saj nga Irani – më shumë se 12 aeroplanë turq janë larguar nga Irani në orët e fundit.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se ekziston një probabilitet i lartë që përgjigjja e Iranit të synojë një sulm të paprecedentë dhe jashtëzakonisht shkatërrues ndaj Izraelit (sipas Kanalit 14 izraelit).

Nga ana tjetër, sipas burimeve të shumta iraniane dhe arabe, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të nisin sulme të mëdha ajrore kundër Iranit, me pjesëmarrjen e Izraelit. Duke pasur parasysh këtë skenar, Teherani ka frikë nga shembja e sistemit të tij të mbrojtjes ajrore dhe, për këtë arsye, po shqyrton mundësinë e sulmeve parandaluese kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Izrael./gaetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne