Lufta në Gaza/Erdogan mallkon kryeminstrin izraelit Netanyahu: Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë të mjerë!

Tensionet mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kanë arritur në një tjetër nivel. Ky i fundit ka mallkuar kryeministrin izraelit, siç raportohet nga mediat turke. ‘Ne ia besojmë Zotit tonë një person të quajtur Netanyahu. Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë të mjerë’, ka thënë presidenti turk.

Kjo deklaratë e fortë nuk ka mbetur pa përgjigje nga Izraeli. Ka qenë ministri i Punëve të Jashtme, Israel Katz i cili ka thirrur në një takim urgjent zëvëndësambasadorin turk, për një notë proteste në lidhje me fjalët e Erdogan. ‘Ju që mbështesni djegësit e fëmijëve, vrasësit, përdhunuesit dhe kriminelët e Hamasit, jeni të fundit që mund të flisni për Zotin’, ka qenë përgjigja e Katz për Erdoganin.

‘Heshti dhe kini turp’, ka shtuar ai.

Tensionet mes izraelit dhe Turqisë kanë qenë në përshkallëzim të ndjeshëm që prej 7 tetorit kur nisi konflikti në shkallë të gjerë mes Izraelit dhe Palestinës. Turqia dhe Erdogan nuk kanë pranuar ta cilësojnë Hamasin si një organizatë terroriste, teksa i kanë bërë thirrje Netanyahut dhe Izraelit të ndalin gjenocidin në Gaza. Por edhe Izraeli ka qenë i ashpër ndaj Turqisë dhe Erdogan duke i akuzuar se po mbështesin një organizatë terroriste si Hamas.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne