Garat e Formula 1 në Bahrein dhe Arabinë Saudite do të anulohen.
Lajmi raportohet nga rrjeti televiziv ‘Sky News’.
Një Çmim i Madh ishte planifikuar të zhvillohej në secilin vend muajin e ardhshëm.
Bahreini do të priste garën më 12 prill, ndërsa Arabia Saudite do të pasonte fundjavën pasardhëse, më 19 prill.
Konfirmimi zyrtar i vendimit pritet brenda 48 orëve të ardhshme, pasi nuk ka pasur përmirësim në konfliktet në Lindjen e Mesme ditët e fundit./panorama

















