Dy raketa sulmuan këtë të shtunë ( 16 Nëntor 2024) rezidencën e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu në Caesarea. Autoritetet izraelite raportojnë se Netanyahu dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit. Bilanci paraprak i sulmi flet vetëm për dëme materiale ndërsa.
Sipas mediave të huaja, autoritetet izraelite thonë se raketat ishin të lëshuara nga Libani apo Gaza, por me shumë gjasë nga një zonë pranë shtëpisë.Mendohet se bëhet fjalë për dy raketa sinjalizuese detare. Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra nga autoritetet izraelite.
Kjo ështe hera e dytë që rezidenca e kryeministrit izraelit sulmohet brenda pak javësh. Më 19 tetor Hezbollahu në Liban lëshoi disa drone ushtarake drejt së njëjtës shtëpi të Netanyahut, por edhe atëherë kryeministri izraelit dhe familja e tij nuk ishin në godinë. Gjatë së shtunës, nga Libani u lëshuan më shumë se 70 raketa drejt Izraelit.
Irani ka mohuar “kategorikisht” se ka pasur një takim mes Elon Musk dhe ambasadorit të Republikës Islamike në OKB, Amir Saeid Iravani. Dje New York Times zbuloi takimin ballë për ballë që ishte zhvilluar ditët e mëparshme, gjatë të cilit këshilltari i besuar i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u përpoq të lehtësonte tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Sulmet ajrore izrelite goditën periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 16 nëntor, pak pasi ata lëshuan një urdhër të ri për evakuim nga zona.
“Ju gjendeni pranë ndërtesave dhe interesave që u përkasin Hezbollahut, kundër të cilit ushtria izraelite do të veprojë me forcë shumë shpejt”, shkroi në X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee arabisht, duke identifikuar ndërtesa specifike dhe duke u thënë banorëve që të largohen nga to të paktën 500 metra.
Forcat izraelite sulmuan Ain Qana, në provincën jugore të Nabatiyeh, dhe disa pjesë të provincës së Tiros, gjithashtu në jug të vendit.
Raportohet se të paktën 11 persona vdiqën. Në sulmin që goditi një shtëpi në Ain Qana, mbetën të vrarë 5 anëtarë të së njëjtës familje, nëna, babai dhe 3 fëmijët e tyre, njoftuan mediat shtetërore libaneze, të cilat nuk specifikuan moshën e viktimave.
Për më tepër, 3 bastisje të tjera izraelite në provincën e Tirit shkaktuan 6 të vdekur dhe 32 të plagosur./shqiptarja