Bota

Maduro kërkon kthimin e tonelatave të arit nga Londra

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro kërkoi sot që rezervat e arit venezuelian në Britaninë e Madhe, që ai i vlerëson me mbi 80 tonë, t’i kthehen mbrapsht vendit të tij, bëhet e ditur në një intervistë për BBC-në e transmetuar sot.

“Mund të ketë mbi 80 tonë ar venezuelian, që i përkasin Bankës Qendrore të Venezuelës’’, deklaroi lideri socialist.

I ballafaquar me probleme të rënda për shkak të sanksioneve amerikane, qeveria po përpiqet prej disa muajsh të riatdhesojë rezervat e saj të arit të depozituara në Londër.

OPINIONE