Malajzia dhe Indonezia dënojnë sulmin e Izraelit ndaj spitalit në Gaza

Malajzia dhe Indonezia dënuan sulmin e Izraelit ndaj Spitalit Al-Ahli Baptist në Rripin e Gazës, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 500 palestinezëve.

Sipas agjencisë së lajmeve “Bernama”, kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, në deklaratën e tij e përshkroi sulmin në fjalë si “një akt të çmendur dhe çnjerëzor” dhe dënoi Izraelin.

Anwar bëri thirrje që konflikti izraelito-palestinez të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indonezisë, sulmi në fjalë dënohet dhe theksohet se “Izraeli ka shkelur qartë ligjin ndërkombëtar”.

“Padrejtësia kundër popullit palestinez ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe vazhdon edhe sot. Është koha që e gjithë bota t’i japë përparësi paqes për Palestinën. Zbatimi i parametrave ndërkombëtarë nuk mund të vonohet më”, thuhet në deklaratë.

Të paktën 500 palestinezë u vranë në sulmin e Izraelit në Spitalin Al-Ahli Baptist në Gaza mbrëmë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne