Malajzia ndalon ankorimin e anijeve izraelite në portet e saj

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim deklaroi se për shkak të “persekutimit” të palestinezëve është ndaluar ankorimi në porte për të gjitha anijet me flamur izraelit dhe që i përkasin këtij vendi. Në një deklaratë me shkrim, Ibrahim tha se ndalesa është në cilësinë e përgjigjes ndaj qëndrimit të Izraelit në sulmet ndaj Palestinës dhe se ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë.

Ai theksoi se me vendim të ish-qeverisë, kompanitë dhe anijet me qendër Izraelin, janë lejuar të ankorohen në porte që nga viti 2005 por ky vendim është shpallur i pavlefshëm. “Ky sanksion është përgjigje ndaj masakrës dhe shtypjes së vazhdueshme të Izraelit mbi popullin palestinez si dhe ndaj veprimeve të tij që shpërfillin parimet themelore humanitare dhe shkelin ligjin ndërkombëtar”, tha kryeministri malajzian.

Ai vuri në dukje se krahas anijeve me flamur izraelit, ankorimi në portet e vendit për një kohë të pacaktuar ndalohet edhe për të gjitha anijet që i përkasin kompanisë izraelite të anijeve ZIM, të cilave u është dhënë leje e hyrjes që nga viti 2002. Ibrahim potencoi se ndalesë është vendosur për të gjitha anijet që ngarkojnë mallra në portet e Malajzisë dhe që shkojnë në Izrael. Sipas tij, ky vendim nuk do të ndikojë në aktivitetet tregtare të Malajzisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne