Maratona e Athinës, fituesja vrapoi me flamur të Palestinës, mbështetje edhe nga spektatorët

Dhjetra spektatorë të Maratonës së Athinës ofruan mbështetje për Palestinën në luftën e saj për liri duke kundërshtuar pushtimin e Izraelit. Disa nga spektatorët në stadiumin historik Olimpik mbanin flamuj palestinezë dhe brohoritnin slogane “Liri për Palestinën”.

Në garën e madhe të vrapimit “Maratona e Athinës”, e organizuar për herë të 40-të këtë vit, morën pjesë një numër rekord prej mbi 70,000 personash duke bërë pjesë edhe flamurin e Palestinës.

Vasiliki Konstandinopulu, e cila doli e para në garën e femrave vitin e kaluar, këtë vit vrapoi me një flamur palestinez në dorë në shenjë solidariteti për popullin palestinez./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne