Marlin Laçi: Tre shpallje “non grata” radhazi ndaj myslimanëve ngrenë pikëpyetje për kriteret e qeverisë

Aktivisti Marlin Laçi ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Brendshme për shpalljen “non grata” të imamit Bekir Halimi dhe politikanit e analistit Valon Bela nga Maqedonia e Veriut.

Sipas Laçit, fakti që tre rastet e fundit të shpalljes “non grata” kanë prekur persona myslimanë nuk është rastësi, por, sipas tij, tregon një model diskriminues ndaj myslimanëve shqiptarë. Ai pretendon se deri më tani nuk janë bërë publike argumente apo prova ligjore që të justifikojnë këto vendime, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën, bazën ligjore dhe kriteret e përdorura.

Laçi shprehet se pas shpalljes “non grata” të hoxhës Ikballe Huduti, qeveria shqiptare ka vijuar me masa të ngjashme ndaj dy shqiptarëve të tjerë nga Maqedonia e Veriut. Ai i cilëson këto veprime si pjesë e një politike përjashtuese ndaj myslimanëve shqiptarë.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka deklaruar se vendimi është marrë për arsye që lidhen me mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, duke pretenduar se personat e prekur kanë zhvilluar veprimtari të papajtueshme me interesat e shtetit shqiptar. Si rezultat, imamit Bekir Halimi dhe Valon Belës u është ndaluar hyrja në territorin e Shqipërisë për 10 vjet, ndërsa për Valon Belën është lëshuar edhe urdhër dëbimi.

STATUSI I PLOTE

Në tre rastet e fundit të shpalljes non grata nga qeveria e Tiranës nuk është rastësi që të tre personat e prekur janë myslimanë. Kjo e përforcon gjithnjë e më shumë tezën se myslimanët shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, përballen me diskriminim dhe trajtim të pabarabartë nga qeveria e Tiranës. Për më tepër, deri më tani nuk është bërë publik asnjë argument apo fakt ligjor që të justifikojë këto vendime, gjë që ngre pikëpyetje mbi transparencën, bazën ligjore dhe kriteret e përdorura. Tashmë është e kuptueshme qartësisht se muslimanët shqiptar janë subjekt i një politike përjashtuese, përndjekëse dhe një regjimi aparteidial ku një pakicë minore ideologjike, kulturore, fetare dhe mbase edhe etnike imponon vullnetin e saj mbi shumicën e kombit shqiptar./GAZETAIMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne