Marrëveshja me Italinë/ Kamp refugjatesh në Shëngjin, banorët pro dhe kundër

Pas emigrantëve afganë, Shëngjini do të bëhet streha e emigrantëve afrikanë. Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italiane, parashikon që 36 mijë emigrantë nga Afrika, të vendosen në Shëngjin. Banorët në Shëngjin, kanë folur Euronews ku ata janë shfaqur të ndarë në “pro” dhe “kundër” sa i përket mendimit për ardhjen e këtyre emigrantëve në vendin tonë.

Disa prej tyre thonë se ky vendim do duhej të ishte diskutuar më herët. “Do të sjellë probleme. Shëngjini nuk është një destinacion i përshtatshëm për emigrantët. Është destinacion turistik që duhet të mirmenaxhohet për turizmin”, -tha një qytetare.

Do të prishet turizmi”, -tha një tjetër. “Nuk jam absolutisht dakord me kryeministrin, as me Girorgia Melonin”,-tha një tjetër banor në Shëngjin. “Po e mbush vendin plot me të huaj e ne nuk dimë gjë. Duheshin pyetur dhe qytetarët”, -tha një tjetër. Ndërkohë nuk kanë munguar mendimet pozitive të qytetarëve të cilët e përkrahin këtë marrëveshje. “Shkëlqyeshëm fare, shyqyr që është marrë kjo iniciativë, afrikanët janë një popull shumë i urtë dhe sjellin edhe kulturën e vetë. Për ne është shumë mirë se shtohet puna”, -tha banorja./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne